Pas luftës ruso-otomane e cila u zhvillua në territorin e Bullgarisë së sotme, përkatësisht në Plevne, që në qarqet shqiptare në Kosovë njihet si “Lufta e Plemës së vogël”, prej prillit të vitit 1877 e deri me 2 shkurt të vitit 1878, pushteti serb e hetoi se fuqia otomane kishte filluar të dobësohet nga se në qarqet e ushtrisë ishin infiltruar spiunë dhe se shumica e shqiptarëve që nga Sanxhaku i Nishit e Vilajeti i Kosovës ishin në këtë luftë, ata morën vullnet që të pushtojnë pjesën veriore të banuar me shqiptarë.
Shkruan: Ukshin Zajmi
“Arnautët drejtë për së drejti do ta ndjejnë presionin e forcës sonë dhe çka nuk mundet të përfitohet me anë të hollave do të nënshtrohet me forcë. Shkurt Serbia e atëhershme borgjeze dhe gjysmë policore sheshazi pati qëllime kolonialiste ndaj trojeve shqiptare”, thotë Novica Rakoçeviq, sipas Reshat Avdiut (Kriza ballkanike dhe qëndresa e shqiptarëve në trojet etnike në Shqipërinë e vjetër verilindore ( 1875-1877) Preshevë 2014.
Në këtë mënyrë ushtria serbe e mori Nishin, Pallankën e Bardhë, Pirotin, Trnin, Breznikun, Prokupjen, Leskocin, Vlasotincen, Vrajën, Kurshimlinë, dhe me 4 shkurt të vitit 1878 edhe Gjilanin dhe ushtria serbe marshoi deri në Graçanicë dhe Fushë Kosovë. Me Kolonën e Veternikut komandoi Ratomir Putniku, i cili e pushtoi Gjilanin (http://srbi.ch/n/radomir-putnik-slavni-vojskovoda-koji-u-kanadi-ima-svoju-planinu/.
Pas ardhjes se ushtrisë serbe në Gjilan, edhe serbët që jetonin në Gjilan morën forcë dhe filluan zullumin ndaj popullatës shqiptare. Mirsade Rashiti-Ajvazi tregon rrëfimin e saj, të cilin ia kishin treguan prindërit, se në atë kohë shumë burra e gra shqiptare janë mbytur nga ushtria serbe dhe nga serbet gjilanas. Ajo tregon dy moment, kur Ahmetit të Gigimive, të cilët I kishin shtëpitë prej Postët së sotme e deri në lumin Banja, ai duke ardhura nga arat, serbet ia kishin parë qystekun e sahatit dhe donim me ia marrë. Një grua shqiptare e kishte parë maltretimin qe po I bëhet Ahmetit, I kishte thanë një gruaje serbe për të intervenuar, mirëpo ajo I kishte thënë: me pas mundësi të gjithëve u kisha mbytë, si dhe nga kjo familje pa prind kishte mbetur një vajzë e Gigimive-Laliferja, e cila ishte mshefë në grazhdin e kafshëve. Këtë vajzë e kanë marrë Gjinollet, të cilët e rritën, ia dhanë një pasuni dhe e martuan.
Kjo pjesë e ushtrisë serbe është tërheqë pas rekomandimeve të Kongresit të Berlinit, dhe në Gjilan sërish ka udhëheqë Perandori Otomane deri në Vitin 1912, kur për të dytën herë Gjilanin e okupuan serbet. Kjo tërheqje e forcave serbe nga Gjilanit, knjazi serb Milan në Nish paska thënë: “Edhe pse në qendër të Nishit flamuri serb valon, Fushë Kosova ende nuk është pushtuar” thotë Todor P.Stankoviq.
Këto të dhëna faktike dhe dëshmitë gojore, na ofrojnë të vërtetën se Gjilani qenka okupuar edhe në kohën kur këtu ka qenë Perandoria Otomane me 4 shkurt të vitit 1878. Andaj mbetët detyrë e historianeve që të hulumtojnë edhe dokumente të tjera dhe të mbledhin edhe dëshmi tjera foljore nga gjenerata e dytë, sepse ndoshta ka ende njerëz të cilat I mbajnë mend fjalët e prindërve të tyre.
Referencat:
-Reshat Avdiut (Kriza ballkanike dhe qëndresa e shqiptarëve në trojet etnike në Shqipërinë e vjetër verilindore ( 1875-1877) Preshevë 2014.
– http://srbi.ch/n/radomir-putnik-slavni-vojskovoda-koji-u-kanadi-ima-svoju-planinu/
-Bisedë me Mirsade Rashiti-Ajvazi me 11.o6.2012.
-Todor P. Stanković: UČEŠĆE NIŠLIJA U OSLOBODILAČKOM RATU 1876-1877, sipas http://istorijanisa.wikidot.com/ucesce-nislija-u-oslobodilackom-ratu