Preshevë: Mbahet seminar me të rinjtë

Preshevë: Mbahet seminar me të rinjtë

Në Preshevë është mbajtur seminari në kuadër të projektit “Rinia aktive në Bujanoc dhe Preshevë” të cilin e financon Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi.

Afro 40 nxënës të shkollave të mesme në Preshevë morën pjesë në ligjëratat e organizuar me temën për funksionimin e qeverisjes lokale kryesisht rolin e kuvendin komunal, këshillin komunal, kryetarin e komunës dhe kuvendit komunal.

Ibrahim Rustemi, kryetar i organizatës “Vizionet Atraktive” theksoi se ky projekt ka për qëllim të promovojë një fushatë se si funksionon jeta publike në komuna.

“Objektivi jonë është që të tërheqin vëmendjen tek gjeneratat e reja për projekte edukative në mënyrë që të kemi një gjeneratë të përgatitur për jetën publike në të ardhmen”, tha Rustemi.

Lideri i grupit të Preshevës, Dukagjin Hasani u shpreh se gjenerata e reja duhet të vetëdijesohen më shumë dhe të kërkojnë llogari më shumë nga liderët e komunës që i zgjedhim me votën tonë të lirë.

Gjatë këtij seminari është ligjëruar për rolin e qeverisjes lokale, këshillit komunal, kryetarit të komunës dhe kuvendit si dhe përgjegjësit e këshilltarëve të kuvendit të cilat e i ka prezantuar para nxënësve Gani Rashiti i specializuar për administratë publike.

Ky projekt po realizohet nga organizata “Vizionet Atraktive” dhe ka për qëllim informimin e rinisë për rolin e qeverisjes lokale dhe inkurajimi i tyre për një jetë më aktive në jetën publike lokale me qëllim të përmirësimit të pozitës së përgjithshme në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

Projekti do të vazhdojë me seminare në komunën e Bujanocit me nxënës të shkollës së mesme.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE