Celine Dion këngëtarja e kolonës  zanore e filmit “E bukura dhe Bisha”

Celine Dion këngëtarja e kolonës zanore e filmit “E bukura dhe Bisha”

Këngëtarja Celine Dion është përzgjedhur për të qenë këngëtarja e kolonës zanore “E bukura dhe Bisha”, i cili publikohet në mars të këtij viti. Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një statusi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, ku ka thënë se ndjehet e lumtur dhe e privilegjuar që i është besuar një punë e tillë.

“Me kënaqësi ju lajmëroj se jam përzgjedhur për të incizuar një këngë të re origjinale, “Si një moment mund të zgjasë përgjithmonë?” për filmin më të ri të Disneyt “E bukura dhe bisha”. Të bëhesh pjesë e një filmi kaq origjinal është vërtet një eksperiencë magjike, jam e nderuar që jam pjesë e këtij filmi sërish”, shkruan Celine Dion në postimin e saj.

KOMENTE