DYLON

MSh dhe Oda e Farmacistëve nënshkruajnë së bashku ri-licencimin e farmacistëve

Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bartjes së përgjegjësive dhe funksionalizimit të Odave të profesionistëve shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, z. Zehadin Gashi nënshkruan licencat e parë të farmacistëve të ri-licencuar në kuadër të ushtrimit të përgjegjësive të përbashkëta të MSH-së dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësor për licencim dhe ri-licencim.

Nënshkrimi i licencave krahas Ministrit dhe Kryetarit të Bordit për licencim të profesionistëve shëndetësor edhe nga kryetari i Odës së Farmacistëve tregon se MSh-së është e përkushtuar për implementimin e Ligjit për Odat e profesionistëve Shëndetësor dhe bartjen graduale të përgjegjësive të tjera te odat, krahas përgjegjësive për çështje etike dhe Edukim të Vazhduar Mjekësor.

EkoHigjiena

Bartja e kompetencave nga MSh te Odat ka filluar me vendim të Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani, nga 1 korriku i vitit 2016 dhe deri tash, në kompetenca të odave kanë kaluar çështjet etike, edukimi i vazhduar profesional, derisa licencimi dhe ri-licencimi do të vazhdojë të kryhen së bashku deri në momentin që odat do të mund ta ushtrojnë sit ë pavarura këtë përgjegjësi.

Së shpejti ndërkaq, pritet të fillojë edhe ri-licencimi i infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.