Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan ka bërë me dije se ka zyrtarizuar kandidaturën e Alban Hysenit për kryetar të komunës së Gjilanit, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
“Njoftojmë opinionin publik se kandidat për Kryetar Komune nga Lëvizja Vetëvendosje, për komunën e Gjilanit do të jetë Alban Hyseni”, thuhet në njoftimin e kësaj Lëvizjeje.
“Pas fitores plebishitare në zgjedhjet nacionale, me 17 tetor do ta bëjmë ndryshimin e madh edhe në Komunë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes së Gjilanit, lëshuar nga Sekretariati për Media dhe Komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan. /2LONLINE.com/