Drejtoria për Bujqësi e komunës së Vitisë, ka zhvilluar sot një takim me pronarët e Autokombajnave me të cilët ka biseduar rreth ecurisë së përgatitjeve për fushatën e korrje shirjeve në këtë komunë.
Në ketë takim morri pjese edhe nënkryetari i Komunës Hasan Aliu, i cili i përshëndeti te pranishmit duke vlerësuar punën me aq përgjegjësi që ata kryejnë, në sigurimin e bukës për qytetarët e komunës së Vitisë.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i njoftoi autokombajnerët me çmimin të cilin ketë vit e rekomandon Ministria e Bujqësisë ne nivel te Kosovës, i cili do te jete 100 euro për hektar.
Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për dëmet qe janë shkaktuar nga breshri ne kulturën e grurit, ku ka dëmtuar në masë këtë kulturë që do të ndikoj dukshëm edhe në ulje të rendimentit.
Udhëheqësit komunal i kanë kërkuar autokombajnerëve që të bëjnë përgatitjet e duhura, e sidomos të jenë sa më të përgatitur në aspektin teknik të autokombajnave.