DYLON

Me mirënjohjet për bashkë investitorët, Gjilani përfundon shënimim e Ditëve të Bardha

Me mirënjohjet për bashkë investitorët, Gjilani përfundon shënimim e Ditëve të Bardha
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka nderuar me mirënjohje bashkë investitorët, përkatësisht “Rotary Club Gjilani”, “Rotary Club Prishtina International”, shoqata “Gilan” dhe “Green Art Center” për kontributin e dhënë në realizimin e shumë projekteve në të mirë të komunitetit.

Kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar mirënjohjet e sotme janë dhënë në shenjë respekti dhe falënderimi për këto organizata, të cilat tha se janë shembulli më i mirë se si bashkëpunohet me institucionin për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.

Me dhënien e këtyre mirënjohjeve, kryetari Haziri tha se përfundon shënimi ceremonial i Ditëve të Bardha të Gjilanit 12-15 qershor.​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.