Klubi i futbollit FC drita dhe futbollisti, Ilir Blakçori kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme.
“Blakçori ishte një nga futbollistët e rëndësishëm për ne në tri vitet e fundit, prandaj me paraqitjet e tij ka bindur të jetë pjesë e FC Drita për dy vite të tjera”, thuhet në njoftimin e klubit.
Marrëveshja e arritur u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv, Valon Zymberi, i cili i dëshiroi suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët. /2LONLINE/