DYLON

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore kundër Duhanit

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore kundër Duhanit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Ditës Botërore kundër Duhanit, sot në komunën e Vitisë janë zhvilluar disa aktivitete për promovimin, ndërgjegjësimin, ngritjen e njohurive dhe motivimin e të rinjve, kundër konsumimit të duhanit.

Këto aktivitete, janë realizuar nga ekipet mjekësore të QKMF-së në Viti, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, menaxhmentin e shkollave dhe institucionet komunale.

EkoHigjiena

Drejtoresha e DKA-së, Fatbardha Emini dhe drejtoresha e QKMF-së Dr.Vjollca Kadolli-Halili në fjalën e tyre, theksuan se aktivitetet e tilla ndikojnë në rritjen e ndërgjegjësimit kundër dukurive negative në shoqëri.

Për nderë të kësaj dite, fillimisht u mbajt ligjëratë në SHFMU “Bafti Haxhiu“, me nxënësit e klasave të IX-ta, duke vazhduar me SHFMU “28 Nëntori”, në Vërban dhe Sadovinë të Jerlive.

 Nxënësit u njoftuan që brenda një viti, nga pirja e duhanit vdesin 8 milionë njerëz. Ndikimi negativ i duhanit dhe tymit të duhanit ka si rezultat shumë sëmundje të rënda si: kanceri i mushkërive, kanceri i fytit dhe zgavrës se gojës, sëmundjet e zemrës, enëve të gjakut dhe trurit, bronkiti kronik, sëmundjet kronike joinfektive dhe shumë sëmundje të tjera.

Gjatë ligjëratave si dhe në qytet, nga ekipa e stafit mjekësorë u shpërndanë fletëpalosje për efektet negative të pirjes së duhanit në shëndet, si dhe ndërgjegjësimi se si ta luftojmë këtë dukuri. Përndryshe , Dita Botërore pa Duhan, shënohet me 31 maj, prej vitit 1978.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.