Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymberi, i cili, siç shkruan Zeka në profilin e tij në facebook, ka rënë heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe shtrirjes shtetërore të sovranitetit të Kosovës.
Ja postimi i tij
Sot u bënë 8 vjet nga rënia heroike në mbrojtje të sovranitetit dhe shtrirjes shtetërore të sovranitetit të Kosovës, të Enver Zymberit, në veri të vendit.
Shteti i Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme gjithherë do të jenë krenar me veprën e tij dhe në përballje me çfarëdo krimi që ndodh në Kosovë.
Sovraniteti i Kosovës është i panegociushëm dhe akti i tillë i Enver Zymberit mbylli edhe njëherë tendencat e Serbisë për të destabilizuar vendin.
Policia e Kosovës sikur dje dhe sot do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë në përgjithësi.