Në mungesë të mbështetjes financiare, Morina nuk merr pjesë në konferencën Internacionale në Washington Hilton

Në mungesë të mbështetjes financiare, Morina nuk merr pjesë në konferencën Internacionale në Washington Hilton

Këto ditë po mbahet konferenca e 10-të Internacionale (24 -28 07.2019 ) në Washington Hilton, Washington DC, ku kishte mundësi të merrte pjesë edhe prof Naser Morina nga Gjilani, pasi ishte i ftuar, në mesin e 2000 ekspertëve botërorë, por për shkak se nuk gjeti përkrahje financiare, ai e pati të pamundur që vet t’i mbulojë harxhimet dhe mbeti jashtë kësaj konference të rëndësishme.

Në këtë konferencë, sipas tij, trajtohen shumë punime shkencore të fushave të ndryshme, e në mesin e tyre edhe fusha e infrastrukturës rrugore me specifikat e saj.

Morina për 2LONLINE sqaron se mospjesëmarrja në këtë konferencë është humbje edhe për atë edhe për Kosovën, pasi është dashtë të prezantohet me një punim shkencor i pranuar nga organizatori, mbi fenomenin e rrëshqitjeve të dheut në Republikën e Kosovës.

Profesor Morina thekson se edhe pse ju drejtua shumicë së institucioneve shtetërore me shkresa, për t’ia mbuluar harxhimet e pjesëmarrjes në këtë konferencë, ai nuk mori përgjigje pozitive në këto kërkesës, përveç kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, i cili, siç thotë, Morina, kishte treguar gatishmërinë e tij të mbulimit të udhëtimit, të biletave të aeroplanit Prishtinë – Washington – Prishtinë.

Ai për këtë i falënderohet shumë kryetari Haziri, pasi vlerëson se gatishmëria e tij, së paku për mbulimin e udhëtimit, ëshë tregues i vullnetit të mirë për t’i mbështetur profesionistët dhe për ta kuptuar rëndësinë e pjesëmarrjes të një Gjilanasi në një konferencë të tillë, me ekspertë pothuajse nga e mbarë bota.

Përndryshe, Morina tha se iu ka përkushtuar tani botës akademike dhe është në pritje të vlerësimit të tezës së disertacionit të Doktoraturës nga komisioni në Universitetin Sarajevës në temën: “Hulumtimi i shkaqeve të dëmtimit të urave të betonit në Republikën e Kosovës”.

Deri më tash ka të prezantuara nëpër konferenca ndërkombëtare, 10 punime shkencore në fushën e infrastrukturës rrugore si: Projektimi i rrugëve, Eliminimi i zhurmës prej autoudhve, Rrëshqitjet e dheut, dhe shumë punime të tjera rreth urave të betonit në Republikën e Kosovës.

KOMENTE