Zvicra është ndër shtetet e para në Evropë për kushte të mira për jetesë. Jetëgjatësia e grave në Zvicër është 85.3 vjeç, ndërsa meshkujt jetojnë më pak në këtë shtet.
Sipas statistikave zyrtare, jetëgjatësia për meshkujt është 81.5 vjeç. Këtë e konfirmon edhe fakti se ky shtet e ka edhe jetëgjatësinë e dytë më të lartë në botë.
Në Zvicër mesatarja e të jetuarit është mbi 80 vjet, që është shifër shumë me e lartë se në vendet e tjera.
Përveç kushteve të mira financiare në këtë aspekt, sigurisht që ka ndikuar edhe natyra e bukur e që është njëra ndër arsyet për këtë, ushqimi dhe jeta e qete.