Bazuar në raportin e Policisë së Kosovës, ja ku pati zjarre në Komunën e Gjilanit në 24 orët e fundit.
Ja disa raste që kanë të bëjnë me “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, e që janë përfshirë në raportin e policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
· Fsh. Livoçi i Epërm, Gjilan 07.08.2021 – 06:50. Është raportuar për një zjarr në Deponinë e cila gjendet rreth një kilometër në afërsi të fshatit të lartcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësit i zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.
· Shadërvani i artarëve, Gjilan 07.08.2021 – 10:49. Është raportuar për një shpërthim në depon e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili kur kishte hyrë në depo kishte ndezur cigaren dhe kishte ndodhur shpërthimi i një bombole të gazit nga e cila dyshohet se kishte rrjedhur gazi në hapësirën e depos. Nga shpërthimi lëndime të rënda trupor e ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor. Përveç lëndimit të viktimës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura.
· Fsh. Bukovik, Gjilan 07.08.2021 – 11:23. Është raportuar se rreth 20 hektar janë përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit. /2LONLINE.com/