Me përfundimin e luftës në Kosovë, filluam të dëgjonim lloj-lloj fjalësh, sikur: pilot projekte, spinof special, tender… e gjithçka tjetër.
Gjitha këto e kanë zhvatë buxhetin e Kosovës, e ku njëra ende po e zhvat buxhetin e shtetit, e kjo është -Tenderi.
Shkruan: Murat Mustafa
Që tenderi është punë e paqme dhe e domosdoshme kjo nuk diskutohet, ama vetëm aty ku është e domosdoshme dhe se gjithçka duhet të shkoj sipas procedurave.
Nuk jam aspak i pajtimit që buxheti i shkollave të shfrytëzohet përmes tenderimit.
Shkollat e Kosovës buxhetin e tyre e shpenzojnë përmes tenderave, që kanë komunat me kompanitë e kontraktuara.
Pra, shkolla për t’u furnizuar me vetëm edhe një shkumës duhet ta merr tek kompania e kontaktuar, e kur ta marrin mallin këtu, çmimi dihet sa është, dyfish më i madh.
Buxheti i shkollave duhet të shpenzohet nga vet shkollat dhe kjo mund të bëhet shumë lehtë,do të jetë më transparente dhe çka është më e rëndësishme ,kursehen një vlerë e konsiderueshme e të hollave ,e pastaj këto mjete të investohen nëpër shkolla.
Si bëhet kjo?! Formohet një komision, nga drejtoria, mësimdhënësit dhe komuniteti (prindërit) dhe në fillim të vitit bëjnë llogaritjet, për nevojat që ka shkolla e që shfrytëzimi i buxhetit të jetë sa më racional.
Nga ky shfrytëzim i buxhetit, minimumi i kursimit është 1000 euro,e kur ta mendojmë sa shkolla janë në Kosovë.
1. Shkollat zakonisht ngrohen me drunj, çdo shkolle (në qytete) harxhon nga 200 metra dru. 200×44 =8800 euro. Nëse ky komision del dhe i blen drunjtë me çmim prej 35 euro,atëherë mbesin 1800 euro.
Pra në vitin e parë blihen 200 metra, ndërsa në vitin e dytë nuk do të blihen këto metra, sepse në vitin tjetër dihet sa metra janë shpenzuar dhe sa metra kanë mbetur. Këto 200 metra janë vetëm në letër ngase matja e metrave bëhet në kamion e jo në tokë, si zakonisht.
2. Një domestos në markete e merr me çmim prej 1.10, ndërsa tek furnizuesi apo kontraktori i komunës e merr me një çmim prej 2.50-2.90 euro.
3. Dorëzat e derës që tek gjithçka 1 euro mund ta gjesh me këtë çmim, ndërsa furnitori e faturon 6.00 euro.
4.5.6.7.8.9… raste tjera…!
Pra, nga kursimi i këtyre keqpërdorimeve me letra që po bëhen , vetëm pas 1 viti do të shihen rezultatet.