DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për avancimin e pozitës së të rinjëve në sport, kreativitet kulturor, mendim kritik dhe dituri

Nënshkruhet marrëveshja për avancimin e pozitës së të rinjëve në sport, kreativitet kulturor, mendim kritik dhe dituri
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati priti në takim Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti,

Me këtë rast u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Kamenicës dhe Qeverisë së Kosovës, konkretisht Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kryetari Kastrati tha se kjo marrëveshje ka për qëllim avancimin e pozitës së të rinjëve në sport, kreativitet kulturor, mendim kritik dhe dituri.

EkoHigjiena

“Marrëveshje të tilla e forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe na ndihmojnë t’i kuptojmë nevojat e të rinjëve në këto fusha”, tha ai.

Ndërkaq, Koordinatori Rexhep Hoti tha se është jashtëzakonisht i lumtur që tani nënshkruan marrëveshje edhe me Komunën e Kamenicës, për fushat e lartëcekura.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.