Policia e Kosovës, nënstacioni Policor në Zhegër, përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Zhegër, kishte shtënë me armë zjarri.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore, është bastis shtëpia e të dyshuarit ku i njëjti ka pranuar se posedon një armë zjarri me leje të llojit pistoletë të cilën edhe e ka dorëzuar.
“Është konfiskuar një pistoletë e markës GRISAN, modeli REGARD M.C, me një karikatorë pa fishekë. Ndërsa në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur tetë gëzhoja të cal.9 mm”, ka thënë Hashani.
Me vendim të prokurorit të Shtetit rasti në procedurë të rregullt procedohet në Gjykatë.