Brenda javës 32 aksidente trafiku, fatkeqësisht njëri fatalfotoilustrim

Brenda javës 32 aksidente trafiku, fatkeqësisht njëri fatal

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (të fundit) në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 34 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 19 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 32 të tilla.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 32 aksidente trafiku nga të cilat 11 me lëndime në njerëz, 20 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime, dhe një me fatalitet.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe shpërndarë 873 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, zëdhënësi Ismet Hashani, ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve.

KOMENTE