Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Zhegër të Gjilanit më 29 mars ora 18 e 10 minuta, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti ka dalë me veturën e tij, pa ndonjë arsye, duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës mbi orarin e kufizuar të lëvizjes së lirë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48- orë, për siç thuhet: “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.