Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, i cili në këtë qeveri mban postin e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, ka përjashtuar mundësinë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në fillim të pranverës.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Zeka ka thënë se nëse vendoset të shkohet në zgjedhje parlamentare këtë vit, atëherë ato të mbahen njëkohësisht me ato lokale.
Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin të organizojë dy palë zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Izmi Zeka thotë se PDK-ja do ta rrisë votën e saj në zgjedhjet parlamentare…
Duke folur për zgjedhjet lokale në Gjilan, ai thotë se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet me kandidatin e saj Zenun Pajaziti. “Kandidati ynë do të jetë fitues i padiskutueshëm në Gjilan”, ka thënë Zeka…
Për më tepër, shih në: Burimi: Epoka e Re