Partia e Rexhep Tajip Erdogan dhe partia e tij AK, ka humbur fitoren në zgjedhjet lokale për kryeqytetin, Ankara dhe qytetin më të zhvilluar të Turqisë, Stambollin. Kjo shihet si frenim i pushtetit të tij 16-vjeçar.
Kandidati kryesor i partisë opozitare për Ankaranë, Mansur Yavas, deklaroi se fitoren e tij ia dedikon qytetarëve të Ankarasë dhe demokracisë në vend.
Ndërkohë në Stamboll fitoi Partia Popullore Republikane (CHP).
Beteja kryesore zgjedhore u zhvillua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP).