DYLON

Haradinaj: Kosova e përkushtuar për raporte të mira ndërfqinjësore

Haradinaj: Kosova e përkushtuar për raporte të mira ndërfqinjësore
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi sot Emisaren e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet në vend, rajon e më gjerë.

Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar Emisaren Hrebickova për përkrahjen dhënë shtetit të Kosovës, për proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po përballet vendi.

Kryeministri Haradinaj po ashtu shpalosi prioritetet e Qeverisë së Kosovës, agjendën evropiane, me theks të veçantë forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

EkoHigjiena

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj foli edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se Kosova është e përkushtuar në përmbylljen e një marrëveshjeje finale, që siç e potencoi ai, nënkupton dialog me njohje reciproke, marrëdhënie dypalëshe dhe për raporte të mira ndërfqinjësore.

Ndërkaq, Emisarja e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Çekisë në përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe proceset rajonale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.