Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e dy Komiteteve, Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komitetit për planifikim, rregullim të hapësirave dhe mbrojtje të mjedisit, në komunën e Vitisë.
Në këto dy mbledhje, në bazë të rendit të ditës, janë zgjedhur edhe dy kryesues të këtyre komiteteve. Kryesuese e komitetit për shëndetësi, është zgjedhur Valentina Mehmeti, ndërsa kryesues për planifikim dhe mbrojtje të mjedisit, u zgjodh Remzi Salihu. /2LONLINE/