DYLON

Kryetari Haliti ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj

Kryetari Haliti ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Venhar Salihu kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, Alush Sinani kryetar Gjykatës Themelore Dega në Viti, drejtorin e Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi dhe drejtorin e Logjistikës së SKGJK-së, Muhamet Kurtishaj.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për ndërtimin e objektit të ri të gjykatës në qytetin e Vitisë.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti, i falënderoi për vizitën dhe i njoftoi mysafirët se komuna e Vitisë, e ka bërë ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të Gjykatës Komunale dhe çerdhes, dhe ju ka ofruar mbështetje për ndërtimin e këtij objekti.

“Në vazhdimësi deri në përfundimin e objektit të gjykatës do ta keni përkrahjen e plotë nga komuna e Vitisë”u shpreh Haliti. Ai gjithashtu tha se nëse skemi gjyqësi dhe polici të mirë dhe natyrisht edhe objekte të mira, nuk mundë të funksionojmë në mënyrë efikase.

Ndërsa Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka përgëzuar komunën dhe kryetarin e Vitisë, për ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të Gjykatës Komunale si dhe për përkrahjen e vazhdueshme. Ai, poashtu ka folur për angazhimin e përbashkët për finalizimin e këtij objekti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.