Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministra e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, të hënën do të presin në vizitë zyrtare zëvendësministren e Financave të Republikës së Shqipërisë Irena Beqirja.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Republikës së Shqipërisë Belinda Ikonomi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, si dhe drejtori i Departamentit t Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar Behxhet Haliti.
Gjatë takimit pritet të diskutohet për çështjen e çmimeve referente që po vendosen nga pala shqiptare, si dhe për çështje të tjera që janë pjesë e Marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani nga dy vendet.
Mediat fillimisht do të marrin pamje nga takimi dhe në fund të takimit do të ketë edhe prononcim për media!
Takimi do të mbahet të hënën, më 24 korrik 2017, në ora 10:00 në Ministrinë e Financave – Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, kati 11- salla e konferencave.