DYLON

Të shtunën në Gjilan nuk do të mbahet tregu i kafshëve!

Të shtunën në Gjilan nuk do të mbahet tregu i kafshëve!
Avatar photo Redaksia

Të shtunën në Gjilan nuk do të mbahet tregu i kafshëve shkaku i vaksinimit masiv të gjedheve kundër sëmundjes gungore.

Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Gjilanit njofton qytetarët se pas vendimit të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, me rastin e fillimit të vaksionimit masiv të gjedheve kundër sëmundjes gungore, ditën e shtunë nuk do ta mbahet tregu i kafshëve në Gjilan.

Në vendim udhërohet mbyllja dhe ndalimi i funksionimit të tregjeve të kafshëve, ndalimi i përkohshëm i lëvizjes së kafshëve, përderisa përjashtimisht lejohet lëvizja e kafshëve, tufave nga ferma në therrtore apo nga ferma në fermë vetëm me pëlqimin e veterinarit zyrtar të Agjencisë së Ushqimit dhe veterinarit të autoriazuar nga AUV.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.