DYLON

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim Shpëtim të FSK-së

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim Shpëtim të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë një ekip i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) është duke realizuar trajnimin bazik për Kërkim Shpëtim Urban në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim Shpëtim (QNTKSH) të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përveç personelit nga FARSH dhe FSK pjesë e këtij trajnimi janë edhe pjesëtarë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME). Trajnimi ka për qëllim të bëjë përgatitjen dhe aftësimin e pjesëmarrësve për kryerjen e Operacioneve Reale të Kërkim Shpëtimit Urban.

EkoHigjiena

QNTKSH ka ngritur hapësirat trajnuese duke krijuar infrastrukturë për realizimin e trajnimeve bazike dhe të avancuara të Kërkim Shpëtimit dhe për të krijuar kështu mundësi të përgatitjes profesionale si për personelin vendorë po ashtu dhe atë ndërkombëtarë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.