DYLON

Zëvendësministri Xhemajlaj priti në takim një delegacion maqedonas

Zëvendësministri Xhemajlaj priti në takim një delegacion maqedonas
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit(MIK), z. Isa Xhemajlaj, priti takim një delegacion nga Republika e Maqedonisë, të kryesuar nga Koordinatori Nacional për MIK, z. Ivan Pivovarov.

Në këtë takim u bisedua sa i përket bashkëpunimit mes dy vendeve për të koordinuar veprimet sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit dhe për vlerësuar praktikat e mira të dy vendeve sa i përket luftimit të krimit ndërkufitarë.

Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Isa Xhemajlaj, theksoi se pala kosovare është e gatshme për të ngritur bashkëpunimin mes dy vendeve me qëllim që të ngitet efikasiteti i kontrolleve të kufirit mes dy vendeve për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme.

EkoHigjiena

Në cilësi të Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, zëvendësministri Xhemajlaj së bashku me delegacionin e Maqedonisë vizituan Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit(QKMK). Ai tha se QKMK-ja është e vetmja në rajon në të cilën bashkërendojnë aktivitetet tri agjenci të zbatimit të ligjit, siç janë Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit.

“Ky është një mekanizëm efikas sa i përket luftimit të krimit ndërkufitar dhe ndihmon për raportim në kohë reale të rasteve të dyshimta me të gjitha format e komunikimit që janë në dispozicion”, theksoi zëvendësministri Xhemajlaj.

Ndërsa Koordinatori Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit i Republikës së Maqedonisë, z. Ivan Pivovarov, theksoi se qëllimi i institucioneve të Republikës së Maqedonisë është që në bazë të analizave në bashkëpunim me institucionet e Kosovës të ndërmarrin veprime konkrete sa i përket luftimit të krimit ndërkufitarë.

Ai tha se është e rëndësishme që shohim përvojat e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një koncept funksional të menaxhimit të kufirit me qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.