DYLON

Zeka: Në rast të fluksit të migrantëve ata do të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve në Kosovë

Zeka: Në rast të fluksit të migrantëve ata do të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Planit të Reagimit për çështjet e migrimit, sot është mbajtur takimi me donatorë, me qëllim të identifikimit të nevojave për mbështetje dhe për të shkëmbyer përvojat për menaxhim efikas të këtij procesi.

Takimin e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar per Migrim,  Izmi Zeka, i cili të pranishmëve iu dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi për pjesëmarrje.

Zëvendësministri Zeka theksoi se autoritetet e Kosovës kanë përcjellë në vazhdimësi zhvillimet dhe lëvizjet e migranteve/refugjateve në Regjion, që nga viti 2015 dhe në vazhdimësi kanë përpiluar dhe përditësuar Planin e Reagimit, në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional dhe me organizatat ndërkombëtare në Kosovë.

EkoHigjiena

“E kemi përditësuar Planin e Reagimit, i cili parasheh reagimin dhe koordinimin për daljen në ndihmë dhe përmbushjen e nevojave për 2500 migrantë/refugjatë gjatë të gjitha fazave të ardhjes së tyre në Kosovë. Ky plan përfshinë pritjen, regjistrimin, profilizimin, adresimin e nevojave emergjente të tyre, akomodimin, qasjen në procedurat e azilit etj”, theksoi zëvendësministri Zeka.

Zëvendësministri Zeka theksoi se në bazë të kapaciteteve tona, për të reaguar në rast fluksi, do t’iu ofrohet mbrojtje e gjithmbarshme migranteve/refugjatet dhe do të trajtohen duke respektuar të gjitha të drejtat e tyre sipas standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit në Kosovë.

“Megjithatë, në mënyrë që të arrijmë këto kapacitete, ne shpresojmë se do të hasim në mirëkuptimin tuaj për të na u gjendur pranë, duke na ndihmuar në arritjen e kapaciteteve, respektivisht për të na mbështetur në fushat e caktuara”, tha zëvendësministri Zeka.

Në këtë takim folën edhe përfaqësuesit e IOM-it, UNHCR-së dhe organizatave tjera në Kosovë, që mbështesin procesin e migrimit dhe azilit, të cilët janë partnerë kryesorë të institucioneve në menaxhimin e këtij procesi. Ata premtuan që edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrahin institucionet e Kosovës.

Në këto diskutime u konkludua se lëvizjet e migratntëve/refugjateve në regjion vazhdojnë, me gjithë luhatjet e trendëve. Ne këtë drejtim, Kosova mbetet si linje e komunikime në mes dy rrugëve kryesore, asaj nga Maqedonisë Veriore drejt Serbisë dhe asaj nga Shqipëria drejt malit te Zi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.