“Shhht! Luta po flen”

“Shhht! Luta po flen”

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, kanë shpalosur sot para zyrës së kryetarit të komunës, banerin me mbishkrimin “Shhht! Luta po flen”, në shenjë revolte për pasivitetin e Lutfi Hazirit, krahas punëve që duhen bërë për qytetin.

Sipas aktivistit të Vetëvendosjes, Ilir Hoti, kryetari Lutfi Haziri ka hyrë në muajin e pestë pas zgjedhjeve lokale, ndërsa ai ende nuk e ka qeverinë e tij. Madje ka filluar si në mandatin e kaluar me ushtrues detyre në të gjitha drejtoritë e komunës, përderisa për shkak të qeverisjes “së mirë” të tij, ish drejtorët e Lutës tash po “shpërblehen” me aktakuza.

kadrizeka e sponzorizuar

Hoti ka thënë se mospuna e kreut të komunës po i faturohet qytetarëve, të cilët nuk pi marrin shërbimet e duhura, të cilat ne të gjithë kemi të drejtë ti marrim.

Sipas tij, në të gjithë Kosovën kudo po hetohet çështja e mishit të prishur të importuar, ndërsa Gjilani nuk qanë hallin kush çfarë sjellë për qytetarët, sepse nuk ka as inspektorë sanitarë, sepse nuk ka as Drejtori të Inspeksionit tash e katër vjet.

Kjo qeverisje e Lutës e ka shndërruar Gjilanin në një kaos, gjë për të cilën do ta mallkojnë gjeneratat e ardhshme, ka thënë tutje Hoti., për të vazhduar se: “Shpresojmë ta kemi zgjuar nga gjumi i thellë në të cilin ka rënë, sepse qytetarët kërkojnë kushte për jetë më të mirë, e jo ti dëgjojnë të gërhaturat e Lutës”.

KOMENTE