Në vazhdën e takimeve sipas planit vjetor për mbështetjen ushtarake autoriteteve civile, sektorit privat dhe OJQ-ve, zëvendësministri Syla priti udhëheqësit e Shoqatës se Pensionistëve të TMK-së dhe FSK-së dhe Simpatizantëve “Elita” nga Prizreni.
Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja dhe thellimi i bashkëpunimit me OJQ-të, me mision mbështetjen në raste fatkeqësish natyrore dhe fatkeqësish tjera.
Udhëheqësit e shoqatës prof. Haxhi Ferati, gjeneral brigade në pension Bajram Bekteshi dhe Agim Leka, prezantuan para zv.ministrit Syla misionin e shoqatës dhe kërkuan bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore, për ngritjen e kapaciteteve të tyre si mbështetje nivelit lokal në nivel vendi, pasi që shoqata e tyre është e shtrirë në tërë territorin e Republikës se Kosovës.
Në këtë takim u diskuan temat si: bashkëpunimi në sferën e edukimit dhe sensibilizimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, për qytetarët e vendit, me theks te veçantë tek moshat rinore dhe si dhe trajnimi dhe certifikimi i ekipeve të tyre në fusha specifike, si kërkim-shpëtim urban, kërkim- shpëtim malor dhe trajnime tjera sipas nevojës dhe vlerësimit të rrezikut për komunën përkatëse. /2LONLINE/