Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit, titullimit e betimit ushtarak të studentëve që përfunduan studimet në vitin akademik 2023/2024 në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në mesin e 60 kadetëve të diplomuar, katër prej tyre janë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Zëvendësministri Syla tha se ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është një ngjarje e rëndësishme, me ç’rast kadetëve të rinj ua uroi diplomimin, duke theksuar se përkrahja nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes nuk do t’u mungojë asnjëherë në zhvillimin profesional të tyre, njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës. /2LONLINE/