DYLON

Dita Memoriale e Heronjve të Policisë së Kosovës

Dita Memoriale e Heronjve të Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot, Policia e Kosovës së bashku me personalitete të larta shtetërore, bënë homazhe pranë lapidarit të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare. Kjo ditë e veçantë memoriale është një mundësi për të kujtuar dhe nderuar heronjtë tanë që kanë dhënë jetën për sigurinë dhe paqen e vendit.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministri i Parë z.Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj.Donika Gërvalla – Schwarz, Ministri i Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me menaxhmentin e lartë të PK-se, vendosen kurora me lule dhe përkujtuan e nderuan sakrificën e zyrtarëve policorë që kanë dhënë jetën e tyre për vendin.

EkoHigjiena

Personalitetet e larta shtetërore me stafin e lartë të PK-se, vizituan edhe familjen e heroit Rreshter Afrim Bunjaku, familjen e heroit Enver Zymeri si dhe bënë homazhe pranë lapidarit të heroit Zymeri në veri të vendit.

Vizita te të gjitha familjet e heronjve të Policisë së Kosovës, janë bërë edhe në nivel të drejtorive rajonale nga drejtorët rajonal me stafin e tyre.

Po ashtu personalitetet e larta dhe stafi i lartë menaxhues i PK-së morën pjesë edhe në aktivitetin e garave profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës tek Liqeni i Ujmanit.

Zyrtarët e rënë në kryerje të detyrës janë heronjtë e Kosovës dhe kontributi i tyre do të mbetet i përjetshëm në historinë e Policisë së Kosovës dhe të gjithë vendit tonë, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.