Zëvendësministri i Shëndetësisë Dr. Rrustem Musa, priti sot në takim Kryetarin e Shoqatës së Invalidëve Civil të Luftës, Z. Avni Lubovci, ku diskutuan për mundësinë e mbështetjes së kësaj kategorie nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Zëvendësministri Musa, tha se MSh-ja do tu dalë në ndihmë këtyre rasteve varësisht nga nevojat e tyre.
Ai theksoi se jemi duke punuar në drejtim që të mbështesim Qendrën Ortoprotetike të ShSKUK-së, me mjete, material të nevojshëm dhe sigurim të protezave, me qëllim të trajtimit të këtyre rasteve.
Z. Avni Lubovci u shpreh falënderues për mbështetjen e Ministrisë në përmbushjen e kërkesave të tyre emergjente për trajtimin e kësaj kategorie.