Zëvendëskryeministri për Dialog, Zhvilim dhe Integrim i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi.
Në takim u diskutua për vazhdim të bisedimeve konkrete rreth organizimit të një panairi rajonal në bashkëpunim me Shqipërinë dhe disa vende të rajonit, me qëllim të promovimit të bizneseve dhe ndërlidhjen mes tyre për iniciativa të tjera të përbashkëta.
Promovimi që do bëjë të mundur ky panair, do të hapë dyert për iniciativa të tjera të vazhdueshme e të shtrira në kohë, të cilat do nxisin frymën e bashkëpunimit, partneritetin dhe vëllazërinë mes dy vendeve tona.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Minxhozi për angazhimin e tij të vazhdueshëm për të organizuar sa më shumë aktivitete dhe projekte në shërbim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në sfera të ndryshme. /2LONLINE/