Në kuadër të vizitës në Republikën e Kroacisë, zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka takuar Ministren e Zhvillimit Rajonal dhe fondeve të BE-së Gabrijela Zalac.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth përvojave të Kroacisë në proceset e integrimeve Evropiane dhe përfitimit dhe menaxhimit të fondeve të BE-së siç janë IPA Binjakëzimi.
“Përvojat e shtetit kroat në këto procese kryesisht në prurjen e investimeve është një shembull dhe mundësi e mirë për Kosovën të ndjekë këtë rrugë” – ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri Dardan Gashi.
Përderisa ministrja Zalac ofroi bashkëpunim dhe u shpreh e gatshme të ndajë përvojat e shtetit që përfaqëson.
“Ministria që unë drejtojë ka një fond 6.7 miliard euro fonde nga BE. Përvoja jonë është e tillë që të ndihmojmë ju në këto procese dhe mos të përsërisni sfidat eventuale nëpër të cilat kemi kaluar ne” – ka thënë ministrja Zalac.
Zv. Kryeministri njëherësh ministri I Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi ka ftuar ministren Zalac të vizitojë Kosovën përderisa ka marrë përgjigje pozitive për këtë vizitë për në prill të këtij viti.
Ky është takimi i parë ndërmjet të dyja qeverive.