DYLON

Haziri e Kervan nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan

Haziri e Kervan nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka nënshkruar  memorandum mirëkuptimi me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, për Ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan.

Projekti parasheh ndërtimin e objektit Qendra Kulturore për Komunitete në pronësi të Komunës së Gjilanit, e krijuar për të ruajtur, zhvilluar dhe promovuar artet dhe trashëgiminë kulturore të komuniteteve dhe në shërbim të gjithë qytetareve të komunës.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri, pasi e falënderoi ministrin Kervan për mbështetjen, than se me ndërtimin e objektit të ri të kulturës do të krijohet infrastruktura e nevojshme publike të cilat mund të shfrytëzohen nga të gjitha komunitetet për zhvillimin e aktiviteteve me interes për qytetarët.

Ky projekt do të jetë funksional pasi që do të mundëson institucioneve dhe organizatave  të angazhuara në fushën e kulturës dhe artit të vendosin bashkëpunim për çështjet me interes të përbashkët si dhe të promovojnë  artet dhe kulturat e ndryshme për veprat, iniciativat, aktivitetet  kulturore dhe artistike.

Projekti do të nxit bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore brenda dhe jashtë vendit.

Kosto e projektit eshte 151,471.52 euro, ku MZHR do të financojë me 80,000 euro, derisa Komuna do të bashkëfinancojë me shumën prej 71,471.52 euro. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.