DYLON

Gashi – Krasniqit: Qeveria e përkushtuar në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë

Gashi – Krasniqit: Qeveria e përkushtuar në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritur kryetarin e Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi.

Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike është informuar për sfidat e komunitetit të biznesit në Kosovë, ndër të cilat konsiderohen infrastruktura energjetike dhe rrugore, si dhe mospërfaqësimi i tyre në Diasporë, për të cilën kërkuan edhe një ligj të veçantë.

“Infrastruktura energjetike dhe ajo rrugore janë problemet e para, me të cilat përballet komuniteti biznesor. Kërkojmë edhe stimulimin e investimeve të diasporës kosovare nëpërmjet një ligji të veçantë”,- ka thënë kryetari i Odës, Skender Krasniqi.

EkoHigjiena

“Ankesat dhe sugjerimet tuaja janë të domosdoshme. Qeveria e Republikës së Kosovës e ka marrë seriozisht lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë”,- ka thënë ministri Gashi.
Zëvendëskryeministri Gashi ka premtuar se do t’i marrë parasysh ankesat e Odës së Afarizmit, duke i ftuar të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës për ta përmirësuar funksionimin e tregut të biznesit në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.