DYLON

Të mërkurën mbahet pjesa letrare “Pena e Flakës 2018”

Të mërkurën mbahet pjesa letrare “Pena e Flakës 2018”
Avatar photo Redaksia

Nesër më 31 janar 2018, duke filluar nga ora 16:00, në hapësirat e Bibliotekës së re të Gjilanit, mbahet pjesa e veprimtarive letrare e njohur tashmë si “Pena e Flakës”.

Janë dy veprimtari letrare në kuadër të “Penës së Flakës” 2018, Ora e madhe letrare, ku 27 poetë të përzgjedhur, konkurrojnë për Çmimin e poezisë më të mirë të Manifestimit, “Pena e Flakës” si dhe shpallja e rezultateve to konkursit anonim letrar për poezi e tregim të shkurtër.

Vlerësues të Poezisë më të mirë, në “Pena e Flakës” 2018 kësaj here, do të jenë vetë poetët konkurrues, të cilët me votën e tyre e përcaktojnë poezinë fituese. Secili prej tyre, përmes një vote (duke e përjashtuar veten) do ta rrumbullakësojnë emrin e një poeti, poezia e të cilit, sipas tyre, është më e mira.

EkoHigjiena

Vetëm në rast të votave të barabarta, Organizatori e ruan të drejtën e një voteje plus.

Fituesit të ri, Çmimin “Pena e Flakës” 2018, do t’ia jep fituesi i vitit të kaluar, shkrimtari nga Tirana, Agron Tufa.

Ndërsa, rezultatet e konkursit anonim letrar, do t’i shpallë Juria profesionale në përbërje, Ramadan Musliu, Donikë Dabishevci dhe Bardh Frangu.

Poezia e shpërblyer dhe tjerat që lexohen në Orën e Madhe letrare, bashkë me krijimet e shpërblyera të konkursit letrar. publikohen në revistën letrare – kulturore AGMIA.

LISTA E POETËVE QË DO TË LEXOJNË
( renditja sipas alfabetit )

1. Adem Xheladini ( Kërçovë )
2. Alketë Spahiu ( Gjilan )
3. Anton Nikë Berisha ( Prishtinë )
4. Avni Rudaku ( Gjian )
5. Dhimitër Pojanaku ( Pogradec )
6. Entela Kasi ( Tiranë )
7. Flamur Shala ( Prishtinë )
8. Gani Neziri ( Gjilan )
9. Hajredin Kovaçi ( Ulqin )
10. Ibrahim Kadriu ( Prishtinë )
11. Izet Abdyli ( Drenas )
12. Kliton Nesturi ( Tiranë )
13. Linditë Ramushi Dushku ( Gjilan )
14. Nijazi Ramadani ( Gjilan )
15. Nuhi Sadiku ( Shtime )
16. Prend Buzhala ( Klinë )
17. Rakela Yzeiri ( Tiranë )
18. Ramadan Mehmeti ( Prishtinë )
19. Ramadan Oraça ( Podujevë )
20. Rexhep Hasani ( Shtime )
21. Rozafa Shpuza ( Shkodër )
22. Sadije Krasniqi ( Lipjan )
23. Sarë Gjergji ( Viti )
24. Sinan Sadiku ( Kamenicë )
25. Sunaj Raimi ( Kumanovë )
26. Xheladin Rexhepi ( Ferizaj )
27. Zeqir Fazliu ( Gjilan )

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.