Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi priti në një takim drejtoreshën e Lobit Global Hebrenj (Izraelit) (AJC), Lt. Col. Avital Leibovich me të cilën fillimisht u diskutua rreth nevojës së ri-organizimit të lobit të përbashkët shqiptaro -hebrenj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për hapjen emergjente të përfaqësisë ekonomike të Kosovës në Izrael.
Zëvendës kryeministri Gashi, gjatë këtij takimi duke falënderuar ndikimin që përfaqësuesit e komunitetit hebrenj në ShBA e kanë pas në luftën politike për liri dhe procesin e pavarësimit të Kosovës shtroi nevojën që me aktivitete konkrete në të ardhmen e afërt të riorganizohet lobimi i përbashkët – tash për çështje të interesit të dyanshëm.
“Me ndihmën e lobit shqiptar dhe izraelit në ShBA, kongresmenët Gillman, Lantos dhe Engel, kanë luajtur rol të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot e kësaj dite ky lob ndihmon në proceset nëpër të cilat kalon Kosova dhe është nevoja që ky lobim të bashkërendohet mes shqiptarëve dhe komunitetit hebrenj”, tha zv. Kryeministri Gashi.
Po ashtu, bashkëpunimi në nivel ekonomik ishte njëra nga çështjet e diskutuara, dhe ishte insistimit i zëvendës kryeministri Gashi që një përfaqësi ekonomike të hapet sa më shpejt në shtetin e Izraelit.
Nga ana tjetër, znj. Leibovich duke njohur miqësinë historike mes popujve shqiptar dhe hebrenj, si dhe përkrahjen që Kosova e jep edhe sot e kësaj dite shtetit të Izraelit, u zotua që së bashku të punohet dhe të ketë komunikim të vazhdueshëm në të ardhmen e afërt ashtu që si procesi i lobimit ashtu edhe hapja e zyrës në Izrael të realizohen sa më shpejt.