DYLON

Reagon AAK: Ambasadorët u zgjodhën përmes telefonit!

Reagon AAK: Ambasadorët u zgjodhën përmes telefonit!
Avatar photo Redaksia

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në konferencë për media, ka denoncuar që siç ka thënë ajo përzgjedhjen e paligjshme të ambasadorëve në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Diasporë, ku Kadrijaj është anëtare e këtij komisioni. 

Kadrijaj tregoi se në shumë raste të përzgjedhjes së ambasadorëve në mungesë të prezencës fizike, kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, ka telefonuar deputetët për të shprehur votën e tyre. Sipas Kadrijajt, kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. 

EkoHigjiena

Kadrijaj ka njoftuar se këto praktika ku votimi është kryer përmes telefonit janë përdorur në rastin e përzgjedhjes të të propozuarit për Konsull në New York, Blerim Reka e gjithashtu edhe gjatë votimit të kandidatit për ambasador në Kroaci, Martin Berishaj.

Ndër të tjera, Kadrijaj tregoi se për këtë çështje i është drejtuar kryesisë së Kuvendit dhe zyrës ligjore në këtë institucion, për interpretim dhe anulim të këtyre vendimeve, si dhe do të përgatitet lënda për padi në Gjykatë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.