DYLON

Ekspertë nga BE-ja vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan

Ekspertë nga BE-ja vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Ekspertët nga Bashkimi Evropian, Monica Supertino – prokurore nga Italia dhe Marc Brisset Foucault – prokuror nga Franca, sot kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Gjilan, në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të BE-së, ‘’Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë’’.

Qëllimi i kësaj vizite ishte rreth informimit të komunikimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me Ministrinë e Drejtësisë dhe Institucionet e tjera.

Në këtë takim, Kryeprokurori Jetish Maloku, i njoftoi të pranishmit rreth bashkëpunimit të prokurorisë me institucionet e drejtësisë, duke theksuar se me këto institucione zhvillohen takime të rregullta, me qëllim të rritjes së efikasistetit dhe transparencës së sistemit prokurorial dhe gjyqësor.

EkoHigjiena

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat dhe të arriturat në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se duhet kontribuar edhe më shumë në forcimin e sundimit të ligjit.

Ekspertët e BE-së, e vlerësuan punën e prokurorisë, duke premtuar mbështetje përmes projekteve të ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.