Zëvendëskomandanti i KFOR-it gjeneral brigade Federic Bernacca dhe zëvendësdrejtori i NALT-it. Z. Paul Shewry janë pritur nga Komandanti i Gardës Kombëtarë Gjeneral brigade Naim Haziri me stafin ku janë njoftuar me kapacitetet operacionale intervenuese dhe ato trajnuese të Gardës Kombëtare, njofton FSK.
Gjatë takimit në fokus të veçantë ishte bashkëpunimi i deritanishëm mes FSK/Gardës Kombëtare dhe KFOR-it në fusha të reagimin në kriza si dhe orientimi i bashkëpunimit në të ardhmen me qëllim të ofrimit të një ambienti më të sigurt për qytetarët e Kosovës.
Me këtë rast ata vizituan Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare ku u pritën nga Drejtori i kësaj qendre John Doon, i cili i njoftoj pjesëmarrësit me kapacitetet dhe hapësirat trajnuese që i ofron kjo qendër për trajnimin e Institucioneve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të sigurisë në fushat e kërkim shpëtimit përfshirë kërkim-shpëtimin malor, urban dhe në ujëra.
Gjeneral Hazirishprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it, dhe NALT-it, njëkohësisht shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen, njofton FSK. /2LONLINE/