DYLON

Tryezë shkencore kushtuar personaliteteve si Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla

Tryezë shkencore kushtuar personaliteteve si Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, Në Kamenicë u mbajt tryeza shkencore, kushtuar personaliteteve të rëndësishme historike si Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.

Në këtë tryezë kanë marr pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, U.D i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Behar Hyseni, Dr.Mentor Hasani, Dr.Sabile Keqmezi-Basha, shkrimtari Sabit Rrustemi, dhe Dr.Sadri Ramabaja, profesori Nexhat Rexha si dhe përfaqësues të tjerë të Klubit Letrar “Nositi”.

EkoHigjiena

Ky aktivitet u shënua me vlera artistike ku mblodhi shumë poetë e shkrimtarë, ndër të cilët Dr.Mentor Hasani, Dr.Sabile Keqmezi-Basha, shkrimtari Sabit Rrustemi, dhe Dr.Sadri Ramabaja, kanë paraqitur kumtesat e tyre, në shenjë mirënjohje e falënderimi për personalitetet historike.

Për nder të heronjve, kjo tryezë u organizua nga Klubi Letrar ‘’Nositi’’ në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.  /2LONLINE/