Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga Mbretëria e Bashkuar të akredituar në NATO. Z, Robert Oorthuysen – Dunne, dhe Kai Bilimoria këshilltarin z.Ben Lucy, Atasheun Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Kolonel Edward Johan Green dhe Nënkolonel Steve Forrest.
Gjeneral Cikaqi ka falënderuar për vizitën e tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke shprehur konsideratën e lartë për ndihmën që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në të gjitha fazat e zhvillimit të Kosovës e në veçanti për FSK-në, që në vazhdimësi ka mbështetur FSK-në trajnime, shkollime, edukim, misione të përbashkëta, dhe së fundmi operacionin Interflex.
Gjatë takimit është shprehur gatishmëria e mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, në fusha të ndryshme të zhvillimit dhe avancimit që do të kontribuojnë në sigurinë e vendit dhe paqes ku do që kërkohet. /2LONLINE/