DYLON

KFOR-i turk ofron këshilla për blegtorët gjilanas

KFOR-i turk ofron këshilla për blegtorët gjilanas
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in turk, ka organizuar vizita në disa ferma të lopëve qumështore. Me këtë rast, fermerët e fermave në fjalë patën rastin të bashkëbisedojnë me mjekë veterinarë të KFOR-it, me drejtorin dhe me ekspertë të Drejtorisë për Bujqësi të Komunës së Gjilanit.

“Mjekët veterinarë të KFOR-it Turk LMT, pronarëve të fermave që u vizituan gjatë ditës së sotme, iu dhanë këshilla të rëndësishme lidhur me higjienën në fermë, të ushqyerit e lopëve dhe kujdesin shëndetësor ndaj lopëve qumështore. Gjithashtu, fermerët ngritën shqetësimet e tyre lidhur me sfidat me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë”, ka bërë me dije, Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë Komunale për Bujqësi dhe Pylltari.

EkoHigjiena

Ai ka bërë me dije se fermerët u ndanë të kënaqur nga këshillat praktike-profesionale që morën nga pjesëtarët e KFOR-it.

Përndryshe, drejtori, Bajram Isufi, i njoftoi fermerët për projektet e këtij viti, të cilat, siç tha ai, nuk janë të pakta, duke i ftuar ata që të aplikojnë dhe bashkëpunojnë në realizimin e tyre.

“Pjesëtarët e KFOR-it u ndanë shumë të kënaqur nga vizitat që bënë dhe premtuan vazhdimin e bashkëpunimit me Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Gjilanit”.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.