Në qytetin e Tuzit me shfaqjen e programit artistik në Vitojë, buzë liqenit të Shkodrës u mbajt edicioni i pestë i Festivalit Mbarëkombëtar “Rapsha 2017” Malësi e Madhe në të cilën mori pjesë edhe SHKA “Zëri i Luginës” në Bujanoc.
Anëtarët e grupit folklorik nga Bujanoci prezantuan valle me motive nga Lugina e Preshevës dhe festivali kishte karakter garues.
Juria e drejtuar nga studiuesi Zymer Neziri shpalli tri vendet e para Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” vendi i parë, Grupit polifonik “Lunxheria” vendi i dytë dhe Ansamblit Arbëresh “Shkëmbi e Shkëndija” Kalabri vendin e tretë.
Profesor Zymberi duke shpallur edhe rezultatet individuale përmendi se juria u përballë me vështirësi për shkak konkurrencës së madhe të grupeve pjesëmarrëse, që demonstruan një nivel të lartë loje në skenën e këtij festivali që ua kalon manifestimeve të tilla edhe në qendrat më të mëdha shqiptare.
Ky manifestim impozant kulturor mbarëkombëtar u përcoll prej mbi tre mijë spektatorë në të cilën morën pjesë 24 grupe artistike me mbi 700 anëtarë nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga radhët e arbëreshëve të Kalabrisë dhe shqiptarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
BURIMI: Titulli.com