Theranda, djepi i artit dhe kultures muzikore, i artizanateve dhe traditave të bukura shqipe, estradës kosovare i ka sjellur shumë emra të mëdhenjë të muzikës popullore shqiptare.
/Florim Zeqa/
Njëra ndër to ështe edhe Shkurte Krasniqi, 26 vjeçarja shumë e talentuar nga Theranda. Entuziazmi i madh për punë dhe dashuria e madhe ndaj atdheut, traditave dhe kulturës së bukur shqipe, janë inspirim i Shkurtës për muzikën popullore.
Shkurta përmes tingujve muzikor mëton të shpreh dashurinë për vendlindjen, vuajtjet dhe sakrificat e popullit për liri dhe bashkim kombëtar.
Edhe pse fillet e këndimit Shkurta i ka qysh në moshën e fëmijërisë, ishin rrethanat e mbrapshta politike e sociale që i ngadalësuan rrugëtimin.
Mirëpo, këtyre viteve të fundit, falë mbështetjes së parezervë të bashkëshortit të saj Liridonit, Shkurta ju rikthye suksesshëm këngës dhe prezantimit në skenën kosovare.
Jo rastësisht, kënga e fundit e Shkurtës e titulluar; “Me surl e tupana dasem t’madhe bajna”, është bërë hit i muajëve të fundit në zhanrin e muzikës popullore.
Në kohën e degradimit dhe bastardimit të vlerave kulturore dhe muzikore nga kulturat e huaja, këngautorja e talentuar Shkurte Krasniqi me zërin e ëmbël dhe vokalitetin e rrallë, është bërë shumë e kërkuar dhe adhuruar nga dëgjuesit e këngës së pastër e të bukur popullore shqiptare.
Kënga e fundit e Shkurtes ka pushtuar edhe zemrat e mërgimtarëve, të cilët me padurim e presin ta kenë në mesin e tyre, yllin e ri të etradës, të madhen Shkurte Krasniqi.
Për plotësimin e kërkesës së mërgimtarëve dhe mbështetjen e këngëtares Shkurte Krasniqi në rrugëtimin e saj profesional, është zotuar “Next EVENT”, që merret me organizimin e koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore në Diasporë.
video: Shkurte Krasniqi – Potpuri