Piktori nga Gjilani Zeqirja Rexhepi ia ka dhuruar sot pikturën e titulluar “Rezistenca”, kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Piktori Rexhepi, i cili jeton dhe vepron në Kanada, ka thënë se e ka nderin që këtë pikturë po ia dhuron të parit të Gjilanit, të cilën e ka punuar në vitin 1997 dhe e vetmja që i ka shpëtuar djegies në luftën e fundit.
Kryetari Lutfi Haziri e ka falënderuar artistin Zeqirja Rexhepi për këtë dhuratë, duke thënë se kjo pikturë është e një rëndësie të veçantë pasi është realizuar nga ai për kolosin Adem Jashari në vitin 1997, e të cilin artisti vetëm e kishte imagjinuar sepse tek një vit më vonë e ka parë se si duket komandanti legjendar.