Gazeta e njohur franceze “France Football”, që deri vonë ka zgjedhur futbollistin më të mirë në botë, ka bërë një reportazh special për Arbër Zenelin.
Ky i fundit u transferua nga Heerenveni në Reims gjatë afatit kalimtar të janarit. Nuk i është dashur shumë kohë Zenelit që të ambientohet me futbollin francez dhe menjëherë ka marrë vëmendjen e mediave dhe tifozëve të futbollit në këtë vend.
“France Football” në këtë reportazh ka treguar gjithë karrierën e Zenelit në detaje, nga Suedia vendi ku ka lindur futbollisti kosovar e deri tek shkëlqimi me Reims.
Në shkurt të vitit 1995, lindi Arbër Zeneli në Sater, 200 kilometra larg nga kryeqyteti suedez Stokholm. Arbëri është fëmiu i parë i famliljes. Babai i tij vjen nga Mitrovica ndërsa nëna nga Prizreni.
“Prindërit e mi kanë emigruar në vitin 1991 nga Kosova për shkak të luftërave në ish Jugosllavi. Sot nëna ime punon në një supermarket në Suedi, ndërsa babai një kompani për energji elektrike. Idoli im ka qenë Kaka dhe unë e kam dashur Milanin” deklaroi Zeneli.
Në vitin 2016 Zeneli përfundimisht zgjodhi ta përfaqësoj Kosovën dhe për këtë është krenar.
“Kosova është gjaku dhe prejardhja ime. Jam shumë krenar që kam bërë këtë zgjedhje” i ka thënë Zeneli gazetës franceze.