“Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadori i Hungarisë, z. Jozsef Bencze, maska dhe rroba mbrojtëse. Hungaria gjatë pandemisë ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues”, ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Sipas tij, shtetet mike, janë vlera e Republikës së Kosovës, ndihma në kohë të vështirë, miqësia dhe besimi ndërshtetëror e forcojnë këtë vlerë. /2LONLINE.com/